15.3 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Familja e Enver Zymerit hap dyert dyert e shtëpisë në 12 vjetorin e vdekjes së tij

Komuna e Vushtrrisë sot ka shënuar 12 vjetorin e vrasjes së zyrtarit policor Enver Zymberi, i cili humbi jetën në vendin e punës.

Familja e Zymberit sot ka hapur dyert e shtëpisë për të rikujtuar vdekjen e zyrtarit policor.

Vizita pati nga familjarët por dhe nga kryetari i kësaj komunë, Ferid Idrizi.

Idrizi tha se vdekja e Enver Zymberit është rënie heroike në pikën kufitarë për ta mbrojtur territorin e Kosovës.

Ai vlerëson djersën dhe gjakun e të gjithë atyre personave të cilët nuk kursen jetën për lirinë e Kosovës.

Jam ardhur për të shprehur ngushëllimet e mia për heroin kombëtar, për rënien heroike të tij në pikat kufitarë pëe të mbrojtur territorin e Republikës së Kosovës. Bashkë me bashkëpunëtorët e mi të kabinetit ta vizitojmë varrin e heroit dhe tani vizituam edhe familjen. Vlerësoj ndjerësn dhe gjakun e gjithë personave që kanë dhënë jetën për vendin tonë, duke kontribuar dhe dhënë jetën”, tha ai.

Fjalën mori edhe xhaxhai i Enverit, Ramadan Zymberi i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit te cilët nuk e harruan nipin e tij.

Madje ai kujton edhe ditën kur ai u vra.

“ Janë duke më pritur shokët duhet te shkoj. Aty e kishte pasur të shkruar e ka dashur shumë uniformën e Policisë së Kosovës“ tha Zymberi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img