Tashmë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet ndaj ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku. Ai dyshohet të jetë përfshirë direkt në dallavere me leje për kyçje të kompanisë “Al Petrol” në rrugën nacionale në hyrje të në autostradës “Ibrahim Rugova” në Cagllavicë.
Por, lejen e ndërtimit për këtë pikë të karburanteve me objektin përcjellës, kompania “Al Petrol” e ka marr në Komunën e Prishtinës.
Komuna për këtë biznes ka lëshuar leje të përkohshme, gjë që është në kundërshtim me Ligjet në fuqi. Po ashtu, Plani rregullues i lagjes “Prishtina e Re” i miratuar në Asamblenë e Prishtinës ne parcelën ku është ndërtuar, pika e karburanteve ka paraparë zonë gjelbëruese dhe banim, shkruan lajmi.net.
Pos kësaj, mbi pompën e derivateve kalon tensioni i lartë i energjisë elektrike.
Në vitin 2014 Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës e ka dërguar në Asamblenë komunale një Rregullore për ndërtimet e përkohshëm, dhe ajo është miratuar nga Kuvendi. “Rregullore për procedurën e ndërtimit të objekteve me karakter të përhoshëm në pronat e personave fizik dhe juridik”, quhet rregullorja 01. nr. 110-288305, e miratuar më 31.12.2014. Por, materiali me të cilin është ndërtuar objekti përcjellës i pompës dhe vendi ku është bërë është në kundërshtim më këtë rregullore komunale.
Leja e ndërtimit me investitor “Al petrol” është marrë me 30.06.2016.
Sipas nenit VIII të kësaj leje të ndërtimit, vlefshmëria e kësaj leje ndërtimore është me aftë për një vit nga data e lëshimit, me të drejtë vazhdimi edhe për një vit tjetër, me aplikim para skadimit të afatit të vlefshmërisë.
Më poshtë mund të shihni Rregulloren Komunale dhe Lejen e Ndërtimit. /Lajmi.net/