6.8 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca i thotë Kurtit të flasë i pari për Adem Demaçin: Ke qenë bashkëpunëtori i tij më i mirë

Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca bënë homahe te varri i Adem Demaçit, veprimtarit e intelektualit shqiptar që përmban një histori plot arrestime dhe tortura nga forcat serbe.

Pasi vendosën kurora lulesh te varri i Demaçit, Kurti dhe Konjufca u ndalën para gazetarëve. Aty, Konjufca ia dha fjalën Kurtit që të fliste i pari, pasi tha se ai “ka qenë bashkëpunëtori më i mirë” i Demaçit.

“Dile qenë se ke qenë bashkëpunëtori i tij më i mirë”, tha Konjufca.

Kurti e cilësoi njeri të jashtëzakonshëm dhe unik Adem Demaçin.

“Sigurisht që kemi pikëllim dhe mallëngjim që nuk e kemi më bacën Adem, por edhe kemi krenari e mirënjohje që e patëm dhe e njohëm, e që punuam dhe mësuam prej tij. Jeta dhe vepra e bacës Adem, idetë dhe udhëzimet e tij na mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim njëkohësisht”, tha kryeministri.

Ndërsa Konjufca e konsideroi Demaçin si figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi.

Kryeparlamentari tha se Demaçi “ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe ka vend të rëndësishëm në historinë tonë”.

Në moshën 82 vjeçare, më 26 korrik 2018 vdiq Adem Demaçi, njeriu që 28 vjet të jetës së tij i kaloi nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë si i burgosur politik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img