Është arrestuar një-37 vjeçar që ishte në kërkim të policisë në Ferizaj.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresaës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge ’’ me dënim burgimi prej gjashtë ( 6 ) muajve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Njoftimi I plotë:
Sot, në ora 06:00 në rrugën ‘’Riza Matoshi’’ në Ferizaj, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar në shtëpinë e tij personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës L.O (M/K), i moshës 37 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresaës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge ’’ me dënim burgimi prej gjashtë ( 6 ) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.