-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deçanasi bashkë me gruan rrahin motrën, viktima përfundon në spital

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre, por edhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në fshatin Prekollukë të Deçanit, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 40-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se vëllait të saj gjatë sulmit i doli në ndihmë edhe bashkëshortja e tij, të cilët e rrahën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkohë që dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që vëllai i viktimës të dërgohet në mbajtje, ndërsa kunata do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img