5 C
Pristina
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

spot_img

Luiz Ejlli prezanton këngën që i ka dedikuar Kiarës, moderatorja: I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre

Luiz Ejlli ka gati këngën e tij më të re, që është një dedikim për partneren Kiara Tito.

Prodhimin e ri muzikor, Luizi e ka promovuar përmes një videoje romantike, ku shfaqet krah moderatores.

Kjo e fundit mban enë qafë varësen që këngëtari i ka dhuruar gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”. Çifti shkëmben puthje mes njëri-tjetrin, ndërsa videoja shoqërohet me këngën e fituesit të “BBV”.

“Kiara, shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala, Ti e di je thesari im, Kiara, shpirtin ty ta fala”, janë disa nga vargjet e këngës që pritet të publikohet së shpejti.

Kiara nga ana tjetër është shprehur e emocionuar për këtë dedikim dhe i uron çdo gruaje të ketë një Luiz.

“Faleminderit që më bën të lumtur, çdo ditë. I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre. E jotja përgjithmonë”, shkruan Kiara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img