2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e vazhdon talljen me Ramën për Ballkanin e Hapur, organizon ndejë me praktikantët e Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar talljen me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për nismën e Ballkanit të Hapur.

Kurti, ballkonit të Qeverisë tashmë për të disatën herë i është referuar si “Ballkoni i Hapur”, kur ka njoftuar në mesnatë për një ndejë me praktikantët e Qeverisë.

“Ballkoni i Hapur i Qeverisë, sonte ishte i hapur për të rejat dhe të rinjtë, përfitues nga Programi “Praktikë në Qeveri””, shkroi Kurti në Facebook, në 23:59.

“Janë afro 250 të rinj, prej tyre rreth 80% vajza, që janë angazhuar në institucione të ndryshme qendore, nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, e Drejtësisë, e Mjedisit dhe Infrastrukturës e deri te Galeria Kombëtare e Ministrisë së Kulturës e Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Ministrisë së Bujqësisë, që për gjashtë muaj ndjekin praktikën me pagesë. Ata janë praktikantë në qeverinë tonë, e cila është qeveri e një praktike të re: të shërbimit, barazisë, progresit”, shkroi Kurti.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë së fundmi se nisma e “Ballkanit të Hapur” e ka kryer tashmë misionin dhe se tash duhen fokusuar te Procesi i Berlinit. Marrëdhëniet jo të mira ndërmjet dy kryeministrave bënë që Kurti të mos e presë Ramën në vizitën e fundit të kryeministrit shqiptar në Kosovë dhe të mos i shkojë atij në Tiranë në një takim të thirrur me liderët e rajonit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img