1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Donald Trump vuan nga çrregullime mendore? Kjo video ngre dyshime

Një video e çuditshme që shfaq presidentin Trump duke sistemuar vazhdimisht objektet që ndodhen në tavolinën e tij, po bën xhiron e internetit. Pamjet tashmë janë bërë virale me më shumë se 10.000 ripostime duke sugjeruar që presidenti vuan nga çrregullime obsesive-kompulsive.

Në video janë bashkuar disa fragmente gjatë të cilave ai rregullon çdo gjë që ka mbi tavolinë për ta patur këtë të fundit sa më të rregullt. Edhe nëse në dhomë ka njerëz, për të s’ka shumë rëndësi.

Trump shpesh i është referuar vetes së tij si “germophobe”, një term që përdoret për njerëzit e fiksuar pas higjienës. Por, nga mediat, kjo është konsideruar dhe një formë për t’u mbrojtur ndaj akuzave për sjellje të pahiijshme në një dhomë hoteli në Moskë.

Presidenti, i zgjedhur në muajin nëntor, është komentuar dhe herë të tjera për gjestet që bën. Askush nuk e harron momentin kur gjatë zbritjes nga avioni, ai ia hoqi papritur dorën Melanisë. Ekspertët e kanë interpretuar këtë si një mënyrë të tijin për t’i treguar botës se është një mashkull alpha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img