4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Itali, 7 të vdekur nga zjarret dhe përmbytjet, Sicilia kërkon të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Shtatë persona kanë humbur jetën në 48 orët e fundit nga zjarret në jug të Italisë dhe stuhitë që vazhdojnë në veri të vendit.

Në Siçili, tre të moshuar humbën jetën nga zjarret. Zjarrfikësit gjetën dy trupa të djegur në një shtëpi pranë aeroportit të Palermos. Sipas informacioneve, viktimat mësohet se janë të moshës 77 dhe 75 vjeç. Një grua 88-vjeçare me probleme të frymëmarrjes dhe zemrës nuk mundi të dërgohej në spital në kohë për shkak të zjarrit dhe vdiq në një lagje të Palermos, në San Martino delle Scale.

Për shkak të shkatërrimeve të mëdha që vazhdojnë të shkaktojnë zjarret në Siçili, guvernatori i rajonit Renato Scifani njoftoi se nesër të mërkurën do ta shpallë ishullin në gjendje fatkeqësie natyrore dhe do t’i kërkojë qeverisë Meloni të shpallë Sicilinë në gjendje të jashtëzakonshme.

Në Kalabri, në rajonin malor të Cardetto, një 98-vjeçar me aftësi të kufizuara u dogj brenda shtëpisë së tij në fermë, e cila u përfshi nga flakët. Vajza dhe dhëndri i tij u përpoqën ta nxirrnin nga shtëpia, por nuk ia dolën.

Në rajonin Oliastra të Sardenjës, një burrë 55-vjeçar, një kontraktor shërbimi pyjor, ndërsa po luftonte për të shuar zjarrin, nuk u ndje mirë dhe u kthye në shtëpi para përfundimit të turnit të tij. Teksa po kontrollohej nga një mjek i familjes, burri pësoi arrest kardiak dhe në momentin që mbërriti një helikopter për ta çuar në spitalin më të afërt, ai ndërroi jetë.

Në Italinë veriore, në zonën e madhe të Milanos, ku vazhdojnë reshjet dhe breshri i dendur, një vajzë 16-vjeçare u vra nga një pemë. Edhe një 58-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies së një peme. /Abc news

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img