1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Në përfundim të Javëve të Frankofonisë, Hoxhaj fton qytetarët të jenë pjesë e kulturës frënge

Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe të partnerëve ndërkombëtarë nga vendet frankofone, kanë vazhduar aktivitetet në kuadër të përfundimit të Javëve të Frankofonisë në Kosovë.

Një konferencë ndërkombëtare për mësimin e gjuhës dhe letërsisë frënge ishte aktiviteti i radhës që hapi dyert sot në Prishtinë për profesorë, akademikë, ekspertë dhe studentë e dashamirës të gjuhës frënge, ngjarje kjo që vjen në korniza të Javëve të Frankofonisë si dhe anëtarësimit të Universitetit të Prishtinës në Agjencinë Universitare të Frankofonisë (AUF), të  cilën ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj e ka vlerësuar ngjarje të  rëndësishme.

“Anëtarësimi në AUF shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme për ndërkombëtarizimin e UP-së dhe arsimit kosovar. Një tjetër moment i rëndësishëm i ka paraprirë kësaj e ky ishte anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë në 2014-në. Të dyja këto platforma duhen përdorur sepse ofrojnë bashkëpunim dhe komunikim me të gjitha dimensionet e jetës”, tha me këtë rast ministri Hoxhaj.

Ndërsa ka shtuar se “kujdesi i Ministrisë së Jashtme lidhet sigurisht me statusin e frëngjishtes si gjuhë shumë e rëndësishme diplomatike – dikur një lingua franca e diplomacisë por edhe sot një referencë për koncepte esenciale në komunikimin diplomatik, e po ashtu, edhe me faktin që jemi një vend i vogël, për të cilin kontakti dhe komunikimi janë të rëndësisë vitale”.

Në një reflektim për shpejtësinë dhe dinamikën e kohës në të cilën jetojmë, ministri Hoxhaj ka theksuar se përdorimi i frëngjishtes u mundëson të rinjve dhe profesionistëve kosovarë të avancojnë me ritmin e 280 milionë njerëzve në botë të cilët e flasin këtë gjuhë.

“Sfidë tjetër që vjen me zhvillimin teknologjik është përdorimi eksesiv i internetit dhe rrjeteve sociale çka çon në humbjen e përqendrimit. Mirëpo është po kjo teknologji që, duke e përdorur në mënyrë të mençur në teknikat e mësimdhënies, mund ta rikthejë fokusin te të mësuarit. Puna juaj është sa e vështirë aq edhe e bukur sepse përcjell emocion, emancipon dhe edukon”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.

Në kuadër të kësaj jave ministri Hoxhaj ka takuar edhe frankofonët e rinj të Kosovës me ç’rast ka ndarë çmimin Frankofonia e Kosovës 2017, për nxënësin Melos Kuqi, pjesëmarrës në kuizin që lidhej me krijimin e organizatës së Frankofonisë.

Me këtë rast ministri Hoxhaj e ka falënderuar ambasadorin francez Dieder Chabert, i cili e ka shndërruar Javën e Frankofonisë në një ngjarje të rëndësishme në Kosovë.

“Dua të falënderoj ambasadorin e Francës në Kosovë i cili e ka shndërruar Javët e Frankofonisë në një ngjarje të madhe. Franca dhe vendet frankofone janë miq të Kosovës dhe ne me mësimin e gjuhës frënge e thellojmë dhe e forcojmë këtë miqësi, kështu që ju them të gjithëve të mësoni gjuhën frënge”, është shprehur ministri Hoxhaj. Javët e Frankofonisë, përmbyll aktivitetet nesër me disa aktivitete të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img