1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Europa mbështetë Kosovën në rrugën integruese

Kryeministri Isa Mustafa është duke marrë pjesë në punimet e Kongresit të EPP-së në Maltë, kur po marrin pjesë edhe liderët e vendeve europiane.

Mustafa tha se në Maltë ka marrë mbështetje nga Europa për rrugën e Kosovës drejt integrimeve europiane.

Më poshtë është shkrimi i plotë i Mustafës:

Gjatë punimeve të sotme të Kongresit të EPP-së në Maltë, liderët e vendeve evropiane, të mekanizmave të BE-së si dhe të partive më të fuqishme të qendrës së djathtë nga të gjitha vendet evropiane, po vazhdojnë diskutimet për të ardhmen e Evropës.

Pata mundësinë të takohem me personalitete të rëndësishme, të cilët konfirmojnë përkrahjen e tyre të plotë për Kosovën dhe rrugën integruese evropiane të saj.

Është fat i madh për vendin në këtë fazë, që LDK është pjesë e Familjes më të madhe politike evropiane, roli i të cilës është vendimtar për të ardhmen e BE-së dhe proceset integruese.

Andaj, me kënaqësi mund të them se Partitë Popullore Evropiane, grupi më i madh politik në Bashkimin Evropian, po e përkrah fuqishëm rrugën integruese evropiane të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img