5.4 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla dhe shefi i ri i EULEX-it flasin për luftimin e krimit të organizuar në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, të cilit i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe e përgëzoi për detyrën e re.

Me këtë rast,. Sveçla i bëri një rezyme të përgjithshme angazhimeve të tij si ministër dhe prioriteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së Kosovës, sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të institucioneve dhe kishte dakordim në mes të dy palëve, që ky bashkëpunim i mirë mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe EULEX-it, të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Barbano falënderoi ministrin për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të misionit në kuadër të përgjegjësive që ka, për vazhdimin e partneritetit mes të dy institucioneve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img