5.4 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Kushtet e Bislimit për BE-në, Çitaku: Jeni për keqardhje, qesharakë, çfarë motive keni?

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi i cili ka thënë se në veri nuk mund të ketë zgjedhje pa u hequr masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian.

“Çfarë motive keni? A keni ambicije për Republikën e Kosovës? A doni ta kemi Kosovën anëtare të BE?”, ka pyetur Çitaku – Bislimin.

Më tutje, ajo ka thënë se qeveria është “për keqardhje” dhe “qesharak”.

Çitaku ka deklaruar se nuk do të lejohet rrezikimi i Kosovës dhe ka bërë thirrje që rekomandimet të merren seriozisht.

Ky është postimi i plotë:

Pra, Qeveria e Kosovës përmes ZVKM Bislimi i paska vënë kushte Bashkimit Evropian dhe Amerikës. Bravo ????

Sinqerisht, në cilin cilin planet jetoni? Çfarë motive keni? A keni ambicije për Republikën e Kosovës? A doni ta kemi Kosovën anëtare të BE?

Jeni për keqardhje. Qe besa edhe qesharak, sikur mos të mbanit petkun zyrtar mbi supe.

Kush po mendoni që jeni? A po mendoni që e doni Kosovën më shumë se ne?!

Nuk do t’ju lejojmë që ta rrezikoni të ardhen e vendit tonë.

Në këtë fundjavë në Kosovë do të qëndrojnë disa zyrtarë të lartë nga SHBA. Mos u tallni. Merrni rekomandimet seriozisht.

Qeverisja nuk është lojë fëmijësh, e as kupon për të kompenzuar deficiet tuaja historike

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img