Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar pas raportit që 51.50% e qytetarëve të Kosovës janë të kënaqur me punën e Kryeministrit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar me opozitën duke i thënë se po flasin për “zgjelje, zgjelje”.
Ai i është drejtuar opozitës duke i thënë që t’i lë foret e të ushtrojë, pasi s’mund të organizojë zgjedhje 5 milionë euro për të parë kush po e zë vendin e dytë.