Këshilli Gjyqësor i Kosovës dje me anë të një letre të hapur i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe katër ministrave të ekzekutivit.
Në të është thënë se si pasojë temperaturave në ambientin e punës të cilat kanë arritur deri në 35 gradë celcius e mos funksionimit të sistemit të klimatizimit është vendosur të merrën hapa tutje.
Në letrën e Këshillit, kryesuesi Albert Zogaj ka thënë se “Të gjendur në këtë situatë, Këshilli Gjyqësor në kordinim me kryetarët e Gjykatave që punojnë në Pallatin e Drejtësisë është i detyruar që në takimin e paralajmëruar për datën 25 korrik 2023 të merr vendim për ndërprerjen e punës deri në përmisimin e gjendjes teknike ose rënies së temperaturave“.