9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

74 policë të rinj nisën punën në veri, Albin Kurti thotë ka disa fjalë për ta

Pas raportimit që në veri kanë filluar punën 74 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka shkruar se të sapodiplomuarit kanë filluar punën në veri të vendit.

Ai tha se 45 janë nga komuniteti serbë, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali dhe egjiptianë dhe 3 turq.

“Të sapodiplomuar në Policinë e Kosovës zyrtarët nga komunitetet jo shumicë kanë filluar punën këtë javë në veri të vendit”.

“45 nga oficerët janë serbë, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali dhe egjiptianë dhe 3 turq. I falënderojmë për shërbimin e tyre dhe i urojmë suksese”, ka shkruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img