9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Vetëvendosja i ndali reklamat” – Kusari kërkon që mediat të financohen me paratë e shtetit

Flutura Kusari, juriste e së drejtës së mediave, ka folur të hënën në Pressing të T7, për ndërprerjen e financimit të mediave nga shteti.

Ajo ka kritikuar mënyrën sesi institucionet në të kaluarën kanë vendosur t’i financojnë mediat – sipas saj ka qenë formë diskriminuese dhe korruptive.

Për këtë ajo thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë mirë që e ka ndërprer këtë praktikë.

Megjithatë, ajo thotë se gabimi i pushtetit është që nuk ka gjetur forma të tjera për financim të mediave, duke shtuar se ka shumë forma për ta bërë këtë.

Rrjedhimisht, ajo thotë se gazetaria është e mirë publike që duhet të mbështetet financiarisht nga shteti.

”Ne krejt e dim që mënyra sesi është bërë në të kaluarën reklamimi i institucioneve publike përmes mediave, është bërë në mënyrë diskriminuese, korruptive dhe diçkaje të tillë është dashur me i vënë fund – mirë ka bërë Vetëvendosja kur e ka bërë një veprim të tillë. Por ajo që ka pasuar më pas është se nuk ka ndërmarr asnjë veprim që buxheti publik me iu nda mediave. Ata janë të obligun sepse gazetaria është e mirë publike dhe buxheti publik duhet me shku te mediat dhe ka shumë forma që me marrë në mënyrë të pavarur dhe në asnjë formë mos me rreziku pavarësinë e tyre. Këta e kanë ndalur krejt buxhetin dhe merren tërë ditën kush po i financon mediat“, ka thënë Flutura Kusari.

Ajo shtoi se ka edhe biznese të cilat frikësohen të reklamojnë në media për shkak të qasjes nga pushteti

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img