Analisti Sadri Ramabaja, ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania, situatën në Veri të Kosovës, ku duket se tensionet janë ulur.
Ai tha se ia ka vlejtur, rezistenca që bëri kreu i qeverisë, Albin Kurti, për të mos pranuar kushtet e Serbisë.
“Janë hedhur hapat konkretë, janë tërhequr 25% e njësive policore, e përbërësve të njësive policore. Përveç atyre janë bërë hapa të tjerë, dhe kjo nënkupton procesin ligjor të zgjedhjeve sërish të jashtëzakonshme në veri të Kosovës. Është diskutuar mënyra se si duhet thirrur këto zgjedhje pa cenuar kushtetueshmërinë, në përputhje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën. Qëndresa e Qeverisë Kurti për të mos pranuar kushtet direkt, ia ka vlejtur”, tha ai.