4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Peticioni i pakënaqësive: Orari i gjatë la policët pa nënshkruar

Shtesat për rrezik ua hoqën, por jo edhe rrezikun në punë.

Veç orarit të zgjatur e vëllimit të shtuar të punës, hallakames në 4 komunat veriore, zyrtarët policorë ia panë sherrin pasi jo të gjithë arritën të nënshkruajnë peticionin e nisur nga Sindikata.

Në nismën që synohet të arrihet sigurimi shëndetësor, shujtat, udhëtimi e mosha e pensionimit, vunë firmat 62% e krejt oficerëve policor.

Pakënaqësitë e PK-së, javën e shkuar u dorëzuan në Komisionin për Peticione, por trajtimi pritet të nis në vjeshtë. E për përmirësimin e kushteve të forcave të rendit nuk përjashtohet edhe raportimi i qeveritarëve.

Nëse nuk ka reflektim nga shteti, policët nuk përjashtojnë as protestat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img