Tenistët kosovarë kanë përfunduar garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, që po mbahet në Maribor të Sllovenisë.
Në garat e sotme individuale, Ervin Doli, pësoi humbje 2:0 në sete (6:0, 6:0) nga izraeliti, David Morag, ndërsa Meldina Mislimi u mund nga Talita Giardi e San Marinos 2:0 (6:1, 6:0), transmeton Klankosova.tv.
Sot u zhvilluan edhe meçet në çifte, ku Kosova në të dyja konkurrencat u përballë me Gjermaninë, dhe në të dyja pësoi humbje të njëjtë 2:0 në sete (6:1, 6:0).