Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka zbuluar se Ludogorets ka treguar interesim për Lindon Emerllahun.
Daja në konferencë për media para përballjes me Larnen në Ligën e Konferencës e zbuloi se drejtuesit e ekipit bullgar ia kanë dhënë numrat e telefonit Emerllahut për të komunikuar.
“Pas ndeshjes, unë nuk e kam parë se nuk do e lejoja, por shumë drejtues të Ludogoretsit i kanë kërkuar dhe i kanë dhënë Emërllahu numrat e telefonit për të komunikuar”, tregoi Daja.
Ballkani u eliminua nga raundi i parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, teksa nesër do të përballet në stadiumin “Fadil Vokrri” me Larnen në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.