Në Gjykatën Themelore në Prishtinë për sot është caktuar seanca e dytë kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.
Avokati i Krasniqit, Tomë Gashi ka bërë të ditur se në këtë seancë Gjykata do të duhet të vendos lidhur me kërkesën e avokatëve për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Krasniqi, Arifi, Haliti dhe Batusha akuzohen për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës në gushtin e vitit të kaluar.