7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rasti unik i brazilianit: Transferimi i Fabinhos në Arabinë Saudite mund të dështojë për shkak të qenve të tij

Lëvizja e Fabinhos nga Liverpooli te Al-Ittihad është vënë në rrezik për shkak të kafshëve të tij shtëpiake.

Transferimi i brazilianit në Arabinë Saudite thuhet se po vonohet për shkak të racave të qenve të tij. Ai është i etur për t’u bërë ylli i ardhshëm i dëshmuar në Premierligë që të bëjë lëvizjen fitimprurëse në Lindjen e Mesme, por ai po kërkon qartësi mbi atë se nëse mund të marrë me vete kafshët që ka.

Sipas raportimeve nga Arabia Saudite, por edhe mediave angleze, ish-mesfushori i Monacos po kërkon qartësi të mëtejshme nëse dy qentë e tij lejohen te jenë me të përpara transferimit të tij prej 40 milionë funtesh te Al-Itiihad.

29-vjeçari ka dy bulldogë francezë dhe është e paqartë nëse ata do të lejohen të jenë me pronarin e tij në Arabinë Saudite.

“Qentë e rrezikshëm dhe agresivë” janë të ndaluar nga Arabia Saudite, me “Rottweilers” dhe “Pit Bulls” që nuk lejohen assesi – megjithëse ka frikë se edhe raca e qenve të Fabinhos janë në këtë listë.

Në një dokument të rrjedhur në “Twitter” të etiketuar “Sjellja e kafshëve shtëpiake në Arabinë Saudite”, thuhet se qentë lejohen të hyjnë vetëm nëse do të përdoren për gjueti, për të shërbyer si qen roje ose nëse janë ‘qen që shohin’ (për të verbërit).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img