Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gllarevë të Klinës.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejë Fadil Gashi.
Gashi tha se një person është lënduar si pasojë e këtij vetaksidenti.
“Është dërguar me autoambulancë në QKMF në Klinë. Pastaj me udhëzim të mjekëve është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit të Pejës”, tha Gashi për Klan Kosova.tv
“Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”, theksoi ai.