4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nëna nga Gjilani raporton se dikush ia dhunoi vajzën 23-vjeçare në motel, kërkon ndihmën e Policisë

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Gjilan, Prokuroria tashmë ka nisur hetimet.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të një gruaje, e cila ka raportuar në Polici se vajza e saj 23-vjeçare është keqpërdorur seksualisht nga një person.

Sinjali mëson se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pasi vajza ishte larguar nga shtëpia dhe dyshohet se kishte qëndruar në një motel, ku i dyshuari akoma i paidentifikuar ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Përballë kësaj situate, pasi nëna e viktimës e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, vendosi të kërkojë ndihmë, duke e raportuar rastin në Polici, me ç’rast ka rrëfyer në detaje për gjithë ngjarjen e trishtë që i kishte treguar e bija.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img