-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

FBK kërkon përkrahje nga bashkatdhetarët për ndeshjen e Kosovës ndaj Danimarkës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të përkrahin Kombëtaren e Kosovës ndaj Danimarkës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 26 korrik, në “Arena Naestved”, shkruan Gazeta Express.

Për “Dardanët” do të jetë ndeshja e dytë në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”, pas asaj ndaj Zvicrës, në të cilën regjistruan fitore.

FBK gjithashtu bëri të ditur se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Danimarkë. Ato mund të blihen në faqen zyrtare të danezëve, përmes këtij LINKU.

Postimi i plotë nga FBK:

“Thirrje për bashkatdhetarët në Danimarkë

Danimarka dhe Kosova do të përballen të mërkurën (26 korrik) në Arena Naestved nga ora 18:00.

Basketbollistët e Kosovës presin përkrahje nga bashkatdhetarët që jetojnë në Danimarkë, ashtu si ka ndodhur në të gjitha ndeshjet që kanë luajtur si mysafirë.

Ky takim është shumë i rëndësishëm për rrugëtimin e Dardanëve. Ndeshja është e vlefshme për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

Biletat kanë dalur në shitje dhe mund t’i blini në uebfaqen zyrtare të Danimarkës:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img