7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Sanksionimi i Vulinit, mund të jetë një pikë kthese në politikën e SHBA-së”

Profesori në Universitetin Johns Hopkins në Washington, Edward Joseph ka folur për “përpjekje të tepërta” të SHBA-së për ta qetësuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk ka ‘stabilokraci’ me Vuçiqin. Tensionet dhe rrëmuja janë në rritje dhe jo vetëm në Kosovë. Shihni kërcënimet e fundit të Dodik në Bosnjë e Hercegovinë. Shikoni frikën dhe dyshimet në Mal të Zi, të cilat janë sfondi për formimin e një qeverie të re”.

“Shihni reagimin e Vuçiqit për sanksionet e sapo vendosura ndaj Aleksandar Vulin”, tha Joseph.

Joseph në një intervistë për mediumin serb, Demostat tha se ka vërejtur “disa ndryshime të qarta” në qasjen e SHBA-së së fundmi.

“Unë gjithashtu besoj se vendimi i administratës Biden për ta sanksionuar Vulinin mund të jetë një pikë kthese. Kjo mund të shënojë një vendim të vonuar prej kohësh nga SHBA për të filluar ta mbajë presidentin Vuçiq përgjegjës – për politikat e tij të brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare”, tha ai.

“Shpresoj që ambasadori Hill – një diplomat me shumë përvojë – të kuptojë se përparimi i rëndësishëm në marrëdhëniet serbo-amerikane qëndron në përgjegjësi. Ta lejosh Vuçiqin dhe përfaqësuesit e tij si Vulin të jenë të papërgjegjshëm, nuk është mënyra për të avancuar në politikë në lidhje me Rusinë, Kosovën, demokracinë serbe apo çështje të tjera të rëndësishme në marrëdhëniet serbo-amerikane. Unë mendoj se SHBA-ja ka treguar më shumë se dëshiron marrëdhënie miqësore me Serbinë. Tani është koha që presidenti Vuçiq të mbajë përgjegjësi për detyrimet e qeverisë së tij”, tha profesori amerikan.

Ai beson se ka përçarje në politikën e SHBA-së sa i përket Kosovës.

“Po, besoj se ka përçarje në qeverinë amerikane – dhe se ato janë shfaqur gjatë javëve të fundit. Siç u tha, shpresoj që sanksionimi i Vulin-it të jetë dëshmi se ndarjet po mbyllen”.

“Shpresoj që diskutimet dhe vendimet e fundit në Washington t’i mbyllin ato ndarje. Shpresoj që nivelet e larta në Washington të kuptojnë se baza për bashkëpunimin serbo-amerikan është përgjegjësia – jo e kundërta: t’i mundësohet Vuçiçit të ruajë sharadin e tij të të qenit ‘partner perëndimor”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img