Sibel Halimi, zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se është larguar nga vendi i tij një gur që personifikonte dhembjen Nanës Pashkë nga Korenica e Gjakovës, e cila ia kishte vënë flakën vetes pasi kishte kuptuar se dy fëmijët e saj janë vrarë nga forcat e ushtrisë serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Halimi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se gurin e Nënës Pashkë e ka larguar pronari i tokës, sipas saj kjo nuk duhet të lejohet.
“Është prekur murana e një nane shqiptare, që është shndërruar në ikonë dhe në vet thelbin e tragjikes së luftës së Kosovës. Nana Pashkë, e vetëflijuar duke e ndez veten, pasi merr vesh se makineria ushtarake-policore e fashizmit të Milosheviqit ia kishte vrarë dy djemtë, është secila nga ne, në perin e hollë të tragjizmit që di të sjellë jeta. Guri, i cili personifikonte dhembjen e një gruaje, u hoq lehtësisht nga pronari i tokës!?”
“Një gur i rëndë sa dhembja e një nëne, kur merr kumtin për vrasjen e bijve, është kuptimi i vërtetë i historisë fatkeqe që përjetuan shqiptarët në fundshekullin XX. Kjo trashëgimi trishtimi e përqendruar në një gur, është përmendore kujtese dhe duhet të merret në mbrojtje nga institucionet e shtetit, Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë apo kushdo që i intereson kujtesa kolektive, qoftë me mirëkuptimin e pronarit të atij trualli, qoftë duke e shpallë zonë të interesit publik”.
“Nuk duhet lejuar të lëkundet ai gur – sepse me këtë akt lëkundet dhembja që e përjetuam gratë e bashkë me te edhe historia e sakrificës së grave gjatë luftës. Ai gur duhet rikthyer aty ku peshon sa dhembja e grave të te gjithë shekujve!”, ka shkruar