5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Mediumi britanik citon një burim pranë qeverisë: Me Kurtin, do të forcohet ndikimi i Turqisë në Kosovë

Portali britanik “Middle East Eye”, i cili raporton për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, së fundi i ka kushtuar një artikull vendimit të Qeverisë së Kosovës për blerjen e dronëve “Bayraktar TB-2” nga Turqia, transmeton Paparaci.

Mediumi me bazë në Londër thekson se ndikimi i Perëndimit në Ballkan po zbehet, ndërkohë shton që rëndësia strategjike e Turqisë në rajon po konsolidohet.

Një burim i mediumit në fjalë pranë Qeverisë së Kosovës tha se autoritetet e mëparshme në Prishtinë ruajtën një “distancë publike” nga administrata turke e kryesuar nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan, pavarësisht marrëdhënieve të forta institucionale, sepse ekzistonte frika se, për shkak të perceptimit se Kosova është e lidhur ngushtë me Erdoganin, kjo mund të ngjallte dyshime në Perëndim.

Tani, thotë burimi i këtij portali, qeveria e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti, si reagim ndaj politikës së njëanshme të Perëndimit, e cila “përpiqet vazhdimisht ta qetësojë Serbinë në kurriz të Kosovës”, ka vënë në fokus rëndësinë strategjike të Turqisë.

“Është thelbësore që liderët perëndimorë të pranojnë se Kurti është një politikan pragmatik që e kupton realpolitikën dhe i përshtatet rrethanave në ndryshim. Udhëheqja e Kosovës, për shkak të zbutjes së vazhdueshme të Serbisë nga Perëndimi, është fokusuar thellësisht në rëndësinë strategjike të Turqisë. Si rezultat, ndikimi turk në Kosovë ka gjasa të forcohet ndjeshëm, gjë që do të çojë në intensifikimin e marrëdhënieve në sektorin e mbrojtjes”, shkruan mediumi britanik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte konfirmuar të dielën e kaluar se Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti është parë në afërsi të dronëve, bashkë me ministrin e Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari.

“Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare!” ka thënë Kurti, duke i përgëzuar pjesëtarët e FSK-së që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

Kurti nuk ka bërë të ditur sa dronë janë blerë dhe as buxhetin e ndarë për ta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img