-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ja disa fakte të reja për Hënën që nuk i kemi ditur

Hëna, shoqëruesi ynë i vazhdueshëm i planetit tonë tashmë 4.5 miliardë vjet më parë, ndoshta është me origjinë nga trupat qiellorë të vegjël që kanë goditur Tokën, ndërsa ajo ishte ende në fillimet e saj.

Kjo teori përgjithmonë mund të ndryshojë mënyrën se si ne kemi përshkruar formimin e satelitit natyror të Tokës, raporton Science Daily.

Sipas teorive aktuale, Hëna është një kombinim i materialeve të një të pestës së Tokës, ndërsa pjesa tjetër është material që i përkiste një trupi tjetër kozmik. Megjithatë, përbërja e dheut të Tokës dhe Hënës është pothuajse identik, e që një kohë të gjatë i ka hutuar shkencëtarët.

“Është një skenar shumë më i natyrshëm sipas të cilit Hëna është formuar pas goditjeve të shumë trupave në Tokë”, tha Raluca Rufo nga Instituti i Shkencave Weizmann në Izrael, i cili së bashku me kolegët e tij ka publikuar një studim të i ri në revistën ” Nature Geoscience”.

Goditjet e tilla të shumta mund të kenë hequr mënjanë më shumë materiale nga Toka, se një më i fortë.

Rufo dhe ekipi i tij kanë krijuar një situatë të pothuajse një mijë situatave të goditjeve të prototokës dhe planetëve të rinj. Kjo ka rezultuar që çdo përplasje do të mund të çonte në krijimin e diskut të pluhurit dhe gurëve rreth prototokës, të cilat do të grupoheshin gradualisht në satelitë, dhe më pastaj në Hënën siç e njohim ne sot.

“Në fazat e hershme të sistemit diellor, përplasjet ishin të shpeshta dhe është mjaft e natyrshme të pritet që Hëna është formuar nga disa trupa qiellorë, e jo vetëm nga një”, tha Rufo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img