Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Duraj të Kaçanikut, ku dy persona kanë mbetur të lënduar të cilët kanë marr trajtim në emergjencë.
Njoftimi:
Fsh.Duraj, Kaçanik 23.07.2023 – 12:15. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke e drejtuar veturën e tij humb kontrollin mbi automjet dhe e godet veturën e viktimës femër kosovare. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë i dyshuari dhe viktima dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor.