9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Llugë e madhe në QKUK: Nuk ka shtretër për pacientët në Mjekimin Intenziv, as barna ska

Qendra Klinike Universitare e Kosovës është mbingarkuar nga pacientët, kësisoj qytetarët që kanë probleme të ndryshme shëndetësore nuk po mund të marrin as shërbimet e duhura.

Që QKUK është mbingarkuar nga pacientët për Telegrafin e kanë konfirmuar edhe Drejtoria e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), është e mbingarkuar me pacientë, si qendra e vetme në vend që ofron shërbime shëndetësore terciare. Mjekimi Intensiv Qendror, është njëri nga Shërbimet që ka shfrytëzueshmerinë më të madhe të kapaciteteve, duke u mbingarkuar”, kanë deklaruar nga ShSKUK.

Megjithatë, nga ShSKUK thanë se prioritet i menaxhmentit të ri është aktivizimi i plotë i mjekimeve intensive.

“Një nga prioritetet e menaxhmentit të ri të ShSKUK-së, me të cilin po merret menaxhmenti që në ditët e para të punës është aktivizimi i plotë i mjekimeve intensive në 7 spitalet e përgjithshme, e që nuk i kanë shfrytëzueshmerinë e plotë të kapaciteteve. Gjatë vizitave në spitalet e përgjithshme, janë urdhëruar për funksionalizim të plotë të mjekimeve intensive”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Krahas mbingarkesës që po ndodhë në QKUK, shqetësuese mbetet edhe numri i anesteziologëve.

“Njëkohësisht, jemi duke punuar në mundësitë e rritjes së kapaciteteve në QKUK, por sfidë mbetet numri i kufizuar i anesteziologëve”, kanë bërë të ditur nga ShSKUK.

Ditë më parë në redaksinë e Telegrafit, kanë arritur disa ankesa lidhur me shërbimet që po marrin në QKUK, duke potencuar se për shkak të ngarkesës që ka kjo qendër, familjaret e tyre nuk po mund as të kryejnë operimet që kanë nevojë.

Për problemet që janë në QKUK, para disa ditësh është deklaruar edhe drejtori i ri i Shërbimit Spitalor Klinikë dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi.

Azizi ka thënë se prioritet i tij është menaxhimi dhe rregullimi i brendshëm i riorganizimit dhe infrastrukturës në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Sfidat tjera janë furnizimi i barnave. Mungon dokumentacioni i brendshëm, nuk ka protokolle dhe as rregullore të brendshme. Infrastruktura është e vjetruar dhe jemi vonë me digjitalizimin e proceseve. Është detyrë themelore që të garantohen një listë e shërbimeve shëndetësorë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që ekziston një ngecje në furnizim me barna”, tha Azizi.

Po ashtu drejtori i ri ShSKUK-së ka pohuar se sfidë tjetër është edhe mungesa e një programi të higjienës, e cila siç u shpreh ai shkakton infeksione spitalore.

“Mungon udhëzimi apo instruksionet se si stafi duhet të sillet në momente të caktuara. Nuk ka program të higjienës në infeksionet spitalore…Misioni im është fuqizimi dhe përmirësimi sa i përket infeksioneve spitalore. Sa i përket infeksioneve jemi të kufizuar edhe për shkak të infrastrukturës spitalore”, ka thënë ai.

Ndryshe, sistemi shëndetësor publik në vend tash e disa vjet po përballet me mungesë të anesteziologëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img