Kosovare Asllani edhe njëherë ka bërë të qartë se është futbollistja kryesore e Suedisë.
Futbollistja nga Kosova, ishte vendimtare për kombëtaren suedeze në fitoren 2-1 ndaj Afrikës së Jugut, në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, në konkurrencën e femrave, shkruan IndeksOnline.
Asllani asistoi për futbollistën Ilestdt e cila shënoi golin e fitores në minutën e 90′.
Suedia pas fitores renditet në vendin e parë në Grupin G.