0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kina i tërheq vërejtje Amerikës për qasjen ndaj klimës

Kina i kërkoi sot SHBA-së që të respektonte angazhimet e saj, një ditë pas nënshkrimit nga presidenti Donald Trump të një dekreti që prek objektivat e reduktimit të prodhimit të CO2-shit.

Trump u mor dje me bilancin klimatik të paraardhësit të tij Barack Obama, duke premtuar një rinovim të industrisë së karbonit.

Nga selia e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) ai firmosi dekretin mbi pavarësinë energjetike.

Kjo mundëson një rishqyrtim të “Clean Power Plan” (Plani për Energji të Pastër), që detyron centralet termike të reduktojnë prodhimin e dioksidit të karbonit.

“Administrata ime i jep fund luftës kundër karbonit”, deklaroi Trump.

Ky dekret ka shkaktuar shumë shqetësime mbi sjelljen e SHBA-së përballë marrëveshjes së Parisit mbi klimën, të nënshkruar në fund të vitit 2015 nga më shumë se 190 vende.

“Ne jemi të mendimit se të gjitha palët duhet (…) të nderojnë nagazhimet e tyre dhe të marrin masa konkrete dhe vullnetare për të aplikuar marrëveshjen e Parisit”, reagoi zëdhënësi i ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Lu Kang gjatë një konference për shtyp, përcjell Atsh.

“Pak rëndësi ka nëse vendet e tjera ndryshojnë politikat e tyre klimatike (…) Kina nuk do ta ndryshojë vendosmërinë, objektivat dhe politikën e saj në çështjet e ndryshimit klimatik”, theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img