6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Problemet e pushtetit me Kushtetutën: Cilat ligje “jetike” rrezikojnë të rrezohen nga Kushtetuesja

Së fundmi, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale. Ndërsa PDK, ka kontestuar në tërësi seancën ku u votua ky ligj. Pasi, sipas tyre, Konjufca shkeli Kushtetutën, kur mbajti seancën e paparalajmëruar sipas rregullorës.

Por, këto nuk janë të vetmet lëndë që pritet të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese. Në pritje të shqyrtimit nga kjo gjykatë janë edhe disa ligje tjera.

Problemet e pushtetit me Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje me fuqinë e 51% të votuesve e të mbi 61 deputetëve në Kuvend, ka synuar reformë të thellë në sistem. Të paktën deklarativisht, e numërikisht reforma sikur s’kish alternativë. Por, mos harmonizimi i Ligjeve me Kushtetutën, po del të jetë pengesë e madhe e kësaj shumice. Deri tash ndër ligjet kryesore të reformës në drejtësi, ai për KPK-në, doli të jetë kundërkushtetues. E ligje të tjera presin verdiktin e Gjykatës, që për qëllim ka interpretimin/mbrojtjen e Kushtetutës. Cilat ligjet janë në shqyrtim?

Ligji i pagës minimale, Ligji i pagave, Vettingu, Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, Ligji për Zyrtarët Publikë, Ligji për vendojsen e çmimeve tavan për produktete esenciale. Të gjitha këto ligje, janë kontestuar në Kushtetuese, me dyshimin se përbëjnë shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

Vettingu

“Populli bërtet për vetting” ishte shprehur Kurti, duke përshkruar nevojën sipas tij, që sistemi i drejtësisë t’i nënshtrohet një “kontrolli” që është edhe thelbi i procesit të vettingut.

Këshilli Gjyqësor e Prokurorial nuk e përkrahën, sidomos jo me ndryshime kushtetuese.

Ligji tashmë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga i pari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Paraprakisht ai u dërgua edhe në Venecia aty ku u shqyrtua komisioni më i thirrur për këtë punë. Kaloi unanimisht në komisionin Ad-Hoc të formuar veçmas për këtë proces, i cili udhëhiqet nga deputeti Kujtim Shala i LDK-së, e tash ka kaluar në shqyrtimin kushtetues, e do të jetë në duart e gjyqtarëve të kësaj gjykate, para se të kthehet sërish në parlament, nëse e kalon testin e Kushtetueses, për ndyshimet e nevojshme.

Byroja

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Edhe ky ligj cilësohet si njëri ndër kryesorë në reformën e nisur nga pushteti.

LDK e votoi në Kuvend së bashku me Vetëvendosje, por PDK, e cilëson si ligj anti-kushtetues, prandaj duhet të pritet vendimi i kushtetueses pra se të hyjë në fuqi, siç është planifikuar.

Byroja e Konfiskimit dhe Verifikimit të Pasurisë, ka për qëllim që të verifikoj pasurinë e zyrtarëve publik dhe jo vetëm, e t’i dërgoj rastet në Gjykatë, për ata përsona që dyshohet se pasurinë e kanë në shpërputhje me të ardhurat dhe arsyetimin, e që kalon vlerën prej 25 mijë eurove.

Por a është harmonizuar siç duhet me Kushtetutën e vendit apo jo, mbetet të shihet.

Ligji për zyrtarë publik

Ky ligj është esencial në organizimin e administratës së shtetit, por mbetet edhe njëri ndër ligjet më të kritikuara si nga spektri vendor ashtu edhe nga ai ndërkombëtar.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kundërshtuan bashkë miratimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë në Kuvendin e Kosovës. Këto dy parti opozitare pothuajse me argumente të njëjta evidentuan të metat e këtij ligji, i cili është kritikuar edhe nga Bashkimi Evropian.

Ligji i Pagave

Ligji i shumëpërfolur i pagave, nuk u dërgua në Kushtetuese nga partitë opozitare. Anipse vërejtje të shumëta patën për të. Ligjin e pagave në Kushtetuese e dërgoi Avokati i Popullit. Pasiguria juridike, ulja e pagave pa arsye konkrete, pritet të jenë ndër elementet kryesore që Kushtetuesja do t’i shqyrtoj në lidhje me këtë ligj.

“Kundër popullit”: VV e sulmon opozitën se po i çon lëndët në Gjykatë Kushtetuese

Pushteti, në një formë të paprecedent, krejt të pakuptimt, po e sulmon opozitën, për kontestimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese. Derisa Gjykata Kushtetuese e ka për mandat interpretimin e Kushtetutës, që është dokumenti më i lartë i shtetit, me qëllim mbrojtjen e demokracisë, rrjedhimisht Republikës, çuditërisht, ligjvënësit e pushtetit e shohin “kundërpopullore”, veprimtarinë e tillë.

Adnan Rrustemi i VV-së, i cili me profesion është jurist, pretendon se mjafton vullneti i deputetëve, për të miratuar çfarëdo ligji, në çfarëdo forme. Mjafon “mbshtetja popullore”.

“PDK qartazi janë pozicionu kundër popullit të Kosovës. Këta po duan t’i hakmerren popullit për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit. E paimagjinueshme të shohësh që kjo parti e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Kryetarit të Kuvendit për seancën e javës së kaluar ku janë votuar një mori vendimesh të rëndësishme.” – ka thënë Rrustemi.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Kollçaku gjithashtu ka lëshuar një deklaratë absolutisht absurde. Ajo ka akuzuar deputetët opoziatë, se po i dërgojnë ligjet në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk po i zë dera e Gjykatës Kushtetuese deputetët opozitarë. Tash, edhe komplet seancat po përfundojnë atje. Do të ishte mirë të bashkohet Kuvendi me këtë Gjykatë në një ndërtesë të përbashkët. Kështu së paku, nuk do dukej se e kanë ngatërruar vendin e punës”, është shprehur ndër të tjera Kollçaku.

Shumica e deputetëve të VV-së, vazhdimisht saherë që nëj ligj, apo çështje e caktuar është kontestuar në Kushtetuese, kanë reaguar ashpër, duke pretenduar se është antipopullore, dërgimi i tyre aty.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img