1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tërmkolli: Heqja e gurit të vetëflijimit të Nanës Pashkë është e rëndë sa vetë pesha e tij

Melihate Tërmkolli nga LDK’ja ka reaguar pasi është hequr guri përkujtimor që ishte vendosur në një arë në Korenicë të Gjakovës për ta përkujtuar Pashkë Markaj, nënën që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të eshtrave të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga forcat serbe

Përmes një postimi në Facebook, Tërmkolli ka thënë se heqja e këtij grui është e rëndë sa vetë pesha e tij, derisa tha se është detyrë e shtetit që ta marrë në mbrojtje këtë monument.

“Heqja e gurit të vetëflijimit të Nanës Pashkë është e rëndë sa vetë pesha e tij! Është detyrë e shtetit ta marrë në mbrojtje këtë monument varri të një Nane shqiptare që u vetëflijua pasi okupatori serb ia masakroi familjen! Vetëm një Nanë shqiptare ka mundë të bëjë një sakrificë të tillë. Nuk ka asnjë arsye në këtë botë që ta mundë një gur kujtimi për Nanën Pashkë!”, ka shkruar Tërmkolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img