7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

E mitura në Skenderaj ngelet shtatzënë nga bashkëjetesa me një të rritur, dërgohet në QKUK

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës njoftohet nga QKUK-ja për të miturat që dërgohen në këtë institucion shëndetësor për të marrë tretman mjekësor apo për të lindur. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje, pasi një e mitur shtatzënë ishte dërguar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

Sinjali mëson se e mitura nga fshati Turiqefc i Skenderajt, është pranuar në spital, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar Policia

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë marrë dëshminë e vajzës në praninë e nënës së saj, e cila ka deklaruar se me pëlqimin e familjes ka filluar bashkëjetesën me një 22-vjeçar.

I dyshuari ende nuk është intervistuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeç’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img