2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kushtetuesja rrëzon një nen të Ligjit për Veteranët e UÇK-së, lidhur me benificionet e veteranëve që jetojnë jashtë vendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që neni 3 (2) i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u shtuan paragrafët 5 dhe 6 në nenin 16 të Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me nenin 24 të Kushtetutës.

Sipas këtij neni “Veterani luftëtar i UÇK-së që jeton në shtet tjetër, gëzon të drejtën në benificione tjera, sipas këtij ligji, por nuk gëzon të drejten në pension”.

Në njoftimin e lëshuar nga Gjykata Kushteuee thuhet se “Gjatë seancës së mbajtur më 28 mars 2017, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës u këshillua dhe votoi në rastin KO 01/17, “Vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L -261 për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, përkitazi me kërkesën e parashtruar nga Aida Dërguti dhe 23 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:

Gjatë seancës së mbajtur më 28 mars 2017, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës u këshillua dhe votoi në rastin KO 01/17, “Vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L -261 për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, përkitazi me kërkesën e parashtruar nga Aida Dërguti dhe 23 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, njëzëri vendosi që:

TA DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

TË SHPALLË që neni 3 (2) i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u shtuan paragrafët 5 dhe 6 në nenin 16 të Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me nenin 24 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 46 të Kushtetutës;

TË SHPALLË që neni 4 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u shtuan neni 16A, paragrafët 1, nënparagrafët 1.1, 1.2 dhe 1.3 në Ligjin Nr 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është në pajtueshmëri Kushtetutën;

TË SHPALLË që neni 5 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u fshi neni 18 i Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është në pajtueshmëri me Kushtetutën;

Teksti i plotë i Aktgjykimit do t’u komunikohet palëve dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare në kohën përkatëse.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img