Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali.
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar edhe në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Sinjali mëson se pronari i një lokali ka njoftuar Policinë lidhur me rastin dhe të njëjtit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Gjatë kontrollit janë gjetur tri gëzhoja që dyshohet të jenë të armës që u përdor në rast.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.