Dafina Zeqiri është parë sot në një intervistë derisa në një status u duk se ajo pati një kundërpërgjigje për Aleksandër Gjokën.
Para dy nete, rokeri Aleksandër Gjoka kishte postuar një video të një koncerti të Dafina Zeqirit në tiktok dhe të njëjtën video e kishte shpërndarë edhe në Instagram.
Poshtë video ai e kishte kritikuar ashpër Dafina Zeqirin për këtë paraqitje.
“Hajde live hajde…pupuu c’far turpi..ec aty V.I.P.”, kishte shkruar ai.
Sot Dafina ka postuar një video në Instagram, derisa statusi i saj tregonte apo aludonte pak a shumë tek kritika e Aleksandër Gjokës, edhe pse ajo nuk përmendi emra.
“M’tha, i’thash….. Mos u shqetësoni çfarë po bëjë, shqetësohuni pse ju marakoseni për atë çfarë bëjë unë”, ka shkruar këngëtarja poshtë kësaj video, derisa ka dhënë intervistë për një nga mediat kosovare.