Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në profilin e tij zyrtar ka publikuar pamjet e autostradës Prishtinë-Gjilan e cila është në ndërtim e sipër, e për të cilën Kurti thotë se do të hapet këtë vit.
“Autostrada Prishtinë—Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime!
Kanë përfunduar mbi 70% të punimeve. I vizituam tre llotet. Llotin e parë në gjatësinë mbi 4.8 km, llotin e dytë 2.5 km dhe llotin e tretë 2.2 km, me ç’rast e pamë edhe punën që po bëhet për nënkalimin ndërmjet llotit të parë dhe llotit të dytë që në këtë mënyrë do të mundësojë edhe lidhjen e fshatrave Smallushë dhe Sllovi që të kenë gjithashtu qasje. Gjithsej kjo pjesë do të ketë gjatësinë prej 22.8 km, prej Banullës në Lipjan te Bresalci në Gjilan”, ka shkruar Kurti.