6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ankesa e AAK-së në Kushtetuese, Kupina: Presidentja s’e dekreton ligjin për pagën minimale derisa të kryhet shqyrtimi nga Gjykata

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do ta dekretojë Ligjin për pagën minimale deri në momentin kur Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e tij, pas kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj, Besnik Tahiri, ka dorëzuar të premten në Kushtetuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

E nga Presidenca kanë konfirmuar se Osmani nuk do ta nënshkruajë ligjin deri në vendimin e gjykatës.

“Gjykata Kushtetuese sot e ka njoftuar Presidenten Osmani se grupi parlamentar i AAK-së dhe dy deputetë të tjerë kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani nuk do ta nënshkruajë këtë ligj, përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës.

Ligji për pagën minimale i cili u miratua në Kuvend javën e kaluar, u kundërshtua përveç nga opozita, edhe nga personat që përfitojnë nga skema pensionale për veteranët e luftës.

Kjo për shkak se ligji nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën.

Të shtunën, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka mbajtur një protestë në Prishtinë kundër këtij ligji.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img