-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

ATK-ja shqipton 209 gjoba për sektorin e gastronomisë, në vlerë mbi 48 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se ka vazhduar me kontrollimin e klubeve të natës dhe restoranteve, ku gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 209 gjoba në vlerë 48 mijë euro.

Sipas njoftimit të ATK-së, këto kontrolle janë bërë në qytete të ndryshme të vendit, transmeton Klankosova.tv.

“Veç këtyre, kontrollet gjithashtu kanë adresuar çështje tatimore të tjera, si përmbushja e detyrimeve të tatimit mbi fitimin dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për furnizime të ndryshme dhe shërbime.  Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjithsejtë janë 209 gjoba në vlerë 48,875 euro”, thuhet në njoftim.

Administrata Tatimore ka inkurajuar bizneset e këtyre sektorëve të respektojnë ligjet tatimor dhe të bashkëpunojnë për të shmangur shkeljet dhe për të kontribuar në zhvillimin e një ambienti të drejtë dhe konkurrues.

“Autoriteti tatimorë po punon për të forcuar mbikëqyrjen tatimore dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve tatimore. Kjo nismë është thelbësore në ruajtjen e integritetit të sistemit tatimor dhe në sigurimin e të ardhurave të nevojshme për investimet në shërbime publike dhe zhvillimin e vendit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img