0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

OSBE-ja deklarohet për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar procesin e grumbullimit të votave në zgjedhjet presidenciale të Serbisë në territorin e Kosovës. Bëhet e ditur se konsultat për organizimin e këtyre zgjedhjeve në territorin e Kosovës po vazhdojnë.

Misioni i OSBE-së në Kosovë thotë se do të jetë e gatshme të zbatoj operacionin nga ana teknike, atëherë kur palët të dakordohen për këtë proces.

“OSBE-ja vazhdon konsultat me palët lidhur me këtë çështje, mirëpo akoma nuk dihen të gjitha detajet të cilat do t’i shpallim kur të sqarohet çështja. Konsultat bazohen në përvoja të mëparshme për grumbullimin e votave në Kosovë nga ana e OSBE-së. OSBE-ja është e gatshme që të zbatojë operacionin nga ana teknike, atëherë kur dakordohen të gjitha elementet”, thuhet në përgjigjen e OSBE-së për lajmi.net

Përndryshe, zgjedhjet presidenciale serbe mbahen më 2 prill, ndërkohë ende nuk dihet nëse ato do të organizohen edhe në territorin e Kosovës, siç ka qenë praktikë e deritanishme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img