13.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Berisha kërkon kthimin e telefonit, fton Prokurorinë ta ekzaminojë në prani të mediave

Avokati Besnik Berisha, pas dy kërkesave me të cilat iu është drejtuar UD. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendit për çështjen penale kundër tij, tashmë ka dorëzuar një kërkesë tjetër për Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jasharin. Ky është hapi tjetër i Berishës në ‘betejën’ që i ka shpallur prokurorit të rastit, Rasim Malokut, raporton Gazeta Sinjali.

Në pamundësi për të komunikuar me prokurorin e rastit, avokati Berisha ka bërë kërkesë për kthimin e telefonit në pronësi dhe menaxhim të zyrës së tij të avokatisë, të sekuestruar më 13 korrik, në ditën kur është kryer bastisja në njërën nga pronat e tij dhe ekzaminimin e tij para mediave.

Në letrën e drejtuar për Jasharin, UD. Kryeprokurorin e Shtetit, Besim Kelmendi dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake, Sahit Krasniqi, Berisha ka kërkuar kthimin e telefonit të ndaluar, pasi sipas tij nuk ekziston baza ligjore për sekuestrimin tij të përkohshëm.

Kërkesa është bërë me arsyetimin se Berisha nuk i beson procesit hetimor të motivuar personalisht dhe politikisht nga prokurori Maloku.

“Komunikimi me prokurorin Rasim Maloku është objektivisht i pamundur, për shkak të urrejtjes dhe hakmarrjes që ky i fundit ushqen dhe synon kundër meje, si pasojë e denoncimit publik të krimeve të kryera nga i njëjti.”, thuhet në letër.

Berisha është arsyetuar po ashtu se qëllimi i kësaj kërkese nuk është pengimi i hetimit, apo fshehjes së përmbajtjes së materialeve që gjenden në telefonin e avokatisë, por për shkak të obligimit ligjor dhe etik, të ruajtjes së konfidencialitetit ë komunikimeve me klientët e tij.

Madje, Berisha ka ftuar Prokurorinë që të bëjë ekzaminimin e telefonit të avokatisë edhe në prani të mediave, një prokurori të paanshëm dhe në një afat sa më të shkurtër kohor.

Kujtojmë se më 12 korrik, me kërkesë të prokurorit Maloku, Gjykata Themelore në Ferizaj lëshoi urdhëresë për bastisje, por jo që kontrolli të kryhet në njërën nga shtëpitë e tij. Kërkesa ka qenë për t’u bastisur zyra e tij, ku ushtron profesionin e avokatisë që 13 vite, e jo ndonjë pronë tjetër, ashtu siç edhe ndodhi.

Gjatë bastisjes, përveç telefonit, Berishës iu sekuestrua edhe një armë, për të cilën kishte dy leje, përkundër që në urdhëresë ka qenë e specifikuar që të sekuestrohen vetëm armët pa leje.

Kujtojmë se avokati ka paralajmëruar se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, për ta shpërfaqur abuzimin e prokurorit, mashtrimet e tij dhe krimin që ka kryer në rastin kundër tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img