3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Në Serbi s’e ndalin fushatën pasi Kosova i tregoi dronët, paralajmërojnë blerje të armatimit

Në Serbi vazhdojnë të insistojnë se dronët Bayraktar që i bleu Kosova në Turqi janë donacion.

Ministri serb i Mbrojtjes Milosh Vuçeviq ka thënë sot se armët e Kosovës nuk mund të krahasohen me ato të Serbisë, por ka thënë se blerja e armatimit nga Kosova tregon se ka një strategji për ta bërë ushtrinë dhe se me këtë shkelet rezoluta 1244.

Sipas tij, Serbia do të përgjigjet duke pajisur ushtrinë e saj me armatim të ri.

“Ne po e shohim me kujdes atë që po ndodh në oborrin tonë dhe që mund t’i vërë flakën gjithë rajonit. Armët e Prishtinës nuk krahasohen me potencialin ushtarak të Serbisë, por duket se ata kanë një strategji për të zhvilluar potencialin e armatimit”, tha Vuçeviq.

Sipas kreut të mbrojtjes serbe, ushtria e Kosovës, veç dronëve po merr armatime të rënda si murtaja dhe eksplozivë të fuqishëm. Gjithashtu, ai pretendon se ushtria e Kosovës po trajnohet me armatimet me moderne në disa prej vendeve anëtare të NATO-s.

Të dielën e kaluar, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se qeveria e tij ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img