0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Më 6 prill votohet demarkacioni me Malin e Zi!

Duket se debati pro dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi do të mbyllet javën e ardhshme, kur deputetet duhet të votojnë për apo kundër ratifikimit të tij.

Burime të Gazetës Express thanë se të enjten e ardhshme, më 6 prill, Demarkacioni do të dërgohet në Kuvend.

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen për përcaktimin e vijës kufitare në fund të gushtit të vitit 2015. Por për shkak të kundërshtive, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta ratifikojë atë.

Por, duket se ky debat do të mbyllet të enjten e ardhshme.

“Të enjten deputetët do të votojnë për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë një zyrtar i lartë në kushte anonimiteti.

Sipas tij, gjasat janë të mëdha që Marrëveshja të ratifikohet.

“Në besojmë se gjithçka do të përmbyllet dhe deputetët do ta votojnë atë”.

Ratifikimi i Marrëveshjes për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Duket se kjo çështje është shtyrë përpara sidomos pas vizitës së diplomatit të lartë amerikan Hoyt Brian Yee.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img