4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj, PDK-së e LDK-së: Si po mendoni zgjedhje, Kurti ta dorëzojë mandatin apo ndonjë mrekulli vetvetiu?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mocioni i propozuar nga AAK’ja për rrëzimin e Qeverisë Kurti, është mënyra e vetme për ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje, derisa ka thënë se Kurti dhe qeveria e tij janë fatkeqësi për vendin.

Ai i ka kërkuar PDK’së dhe LDK’së që ta përkrahin këtë mocion, për ta ndalur Qeverinë Kurti nga, sic ka thënë, shkatërrimi i vendit.

“Pyetja ime është, si shkohet në zgjedhje, ose si gjendet rruga e tretë për të dalë nga kjo gjendje? A ta presim kryeministrin që ta dorëzojë me vullnet mandatin e tij, gjë e cila duket e pamundshme, apo të presim të ndodhë ndonjë mrekulli vetvetiu?

Prandaj partitë tjera opozitare, nëse janë të sinqerta në qëndrimin e tyre se kjo qeveri duhet ndalur me çdo kusht sepse po e shkatërron vendin, atëherë duhet ta kuptojnë se mocioni i propozuar prej nesh, është rruga e vetme, rrjedhimisht edhe ta mbështesin”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img