-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj kërkon mbështetjen e opozitarëve për ta rrëzuar Qeverinë Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke e kërkuar mbështetjen e opozitarëve për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

Sipas tij, kjo është mënyra e vetme për ta nxjerrë vendin nga situata që është krijuar.

“Sot është shtuar numri i atyre që besojnë që Kurti dhe qeveria e tij janë fatkeqësi për Kosovën. Një shumicë kritike pajtohet se është e nevojshme që sa më parë të dilet nga kjo gjendje. Njëra parti kërkon zgjedhje për të ndalur këtë të keqe që po i bëhet vendit, ndërsa partia tjetër është në kërkim të një rruge të re, po ashtu për të dalë nga kjo gjendje”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Ne si Aleancë kemi ofruar një model se si të dilet nga situata e krijuar, që është mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, si mjet mbase tash për tash i vetmi, për ta ndalur degradimin e mëtejshëm që po i bëhet vendit”, ka thënë ai tutje.

Sipas tij, edhe njëra edhe tjetra parti opozitare, po e kërkojnë të njëjtën gjë që ka kërkuar edhe AAK.

“Pyetja ime është, si shkohet në zgjedhje, ose si gjendet rruga e tretë për të dalë nga kjo gjendje? A ta presim kryeministrin që ta dorëzojë me vullnet mandatin e tij, gjë e cila duket e pamundshme, apo të presim të ndodhë ndonjë mrekulli vetvetiu?”, ka pyetur Haradinaj.

“Prandaj partitë tjera opozitare, nëse janë të sinqerta në qëndrimin e tyre se kjo qeveri duhet ndalur me çdo kusht sepse po e shkatërron vendin, atëherë duhet ta kuptojnë se mocioni i propozuar prej nesh, është rruga e vetme, rrjedhimisht edhe ta mbështesin”, ka përfunduar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img