1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Shpifje dhe manipulime deklaratat për mosshkuarjen e Bislimit në komision, se s’kishte kuorum

Kryesuesja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pasi u tha nga këshilltari i Besnik Bislimit, Klisman Kadiu, se shefi i tij nuk mori pjesë për raportim në komision për shkak se nuk kishte kuorum.

Krasniqi thotë se këto deklarata janë ‘shpifje’ dhe ‘manipulim’.

“Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi refuzoi të marrë pjesë për raportim në Komisionin për Integrim Evropian, duke i ikur përgjegjësisë kushtetuese”, shkroi Krasniqi.

“Kjo është e vërteta e vetme, ndërsa deklarimet se mos-ardhja e tij ishte si rezultat i mungesës së kuorumit janë shpifje dhe manipulim. Ata që nuk ishin prezent i takojnë partisë në pushtet”.

“Tani del se gjithçka ka qenë mirë e organizuar nga ta, për të pamundësuar raportimin, sepse duan ta fshehin para qytetarëve se kush në të vërtetë janë ata dhe në çfarë janë të angazhuar. Mashtruesit mbesin mashtrues”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img